Sot bëhen 6 vjet që kur është themeluar Nisma Socialdemokrate.
Për ta shënuar këtë përvjetor do të mbahet një aktivitet në orën 17:00.
Kjo parti politike, u themelua nga dy ish-anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, e cila fillimisht quhej Nisma për Kosovën.
Kryetar i partisë është Fatmir Limaj, kurse Jakup Krasniqi kryetar i Këshillit Kombëtar.
Nisma ishte pjesë e Qeverisë së kaluar së bashku me PDK-në dhe AAK-në, ndërsa sot është pjesë e Kuvendit të Kosovës.