Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka thënë se simboli I partisë së tijë është abstrakt, por me shprehje. Është demokracia si fushë e hapur. Pa vend të garantuar për subjektin, apo çfarëdo entiteti substancial.
Molliqaj ka thënë se Tek format e ndara, por që rrijnë bashkë me njëra – tjetrën kemi paraqitur pikëpamjen tonë për demokracinë shoqërore. Klasa, shtresa, çështje: punëtorët, barazia gjinore, ambienti. Ajo është shumësia në veprim si marrëdhënie e vazhdueshme hegjemonike midis secilës pjesë dhe tërësisë, që nuk degradon në politikë identitare, as nuk mbyllet e reduktohet tek Njëshi unitar.
Molliqaj ka thene se Politika ushtrohet tash dhe këtu. Aksioni demokratik kërkon subjekte autonome drejt përvojave krijuese. Shumë kënde sepse pozicione te ndryshme e heterodoksi, drejt rrethit sepse demokraci, na doli një yll. Ky yll që disa e vërejnë e disa jo, nuk është as si ylli i Holyëoodit, as ylli evropian, as ylli amerikan; nuk është as ylli ndriçues i realizmit socialist.
Simboli ynë është abstrakt, por me shprehje. Është demokracia si fushë e hapur. Pa vend të garantuar për subjektin, apo…
Posted by Dardan Molliqaj on Saturday, February 8, 2020