Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka thurur elozhe për ‘bilbilin’ e shqiptarëve
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Nexhmije Pagarusha ishte vlerë që e kishin të gjithë shqiptarët.
Pasi ngushëlloi familjen e bilbilit të këngës shqipe, Kusari-Lila tha se Nexhmije Pagarusha do të vazhdojë të jetojë me muzikën shqipe.
Kusari-Lila tha se Nexhmije Pagarusha është gruaja më e arritur e shekullit ‘20, në kulturën dhe artin shqiptar.
Përndryshe, Ministria e Kulturës ka dërguar agjendën e ceremonisë mortore për Nexhmije Pagarushën, sipas së cilës do të ketë homazhe dhe një akademi përkujtimore. Kurse, ceremonia e varrimit do të jetë familjare.