Ish- deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Ai ka thënë se reciprociteti që po përmend Kurti është me t’qit hi syve, shkruan InLajmi.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovës, Nataliya Apostolova i cili tha se me Serbinë do të kenë reciprocitet dhe për këtë janë dakorduar ehde me partnerin e koalicionit (LDK).
Postimi i plotë:
Heqja e takses, pa njohje, eshte dorezim perpara Serbise! Reciprociteti eshte me t’qit hi syve! Eksporti i Kosoves ne Serbi eshte qesharak krahasuar me miliardat e mallerave serbe qe do te hyjne ne Kosove!/InLajmi/
