Bryant me vajzën e tij 13 vjeçare dhe shtatë persona të tjerë, gjetën vdekjen kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u përplas me një kodër, në një mot aspak të përshtatshëm nga mjegulla e dendur.
Milan para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Torinos në ‘San Siro’, kishte vendosur një buçet me lule dhe një top basketbolli në cepin e fushës.
Ndërsa pak momente para fillimit të ndeshjes, para tifozëve u lëshua një video në ekrakin gjigant, që shfaqte Bryant.
Ishin pastaj tifozët që gjithashtu kishin përgatitur disa mesazhe për legjendën e basketbollit, transmeton lajmi.net.
“Prehu në paqe Kobe dhe Gianna. Përgjithmonë së bashku”, shkruhej në mesazhin e tifozëve të Milanit.
https://twitter.com/i/status/1222246009138548739