Ekspedita e Kombëtares së Kosovës ka arritur në Doha të Katarit dhe është akomoduar në hotelin “The Westin”.
16 futbollistët e Kombëtares që kanë udhëtuar nga Shkupi në Doha me pjesën tjetër të stafit, janë pritur në hotel nga përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollistët e tjerë që kishin ardhur nga vendet evropiane.
Ndërkohë, menjëherë pas darkës përzgjedhësi Challandes e ka mbajtur një takim me futbollistët, të cilëve ua ka shpjeguar rëndësinë e të qenit pjesë e Kombëtares, si dhe ua ka bërë të ditur agjendën e këtij grumbullimi.
Stërvitjen e parë Dardanët do ta zhvillojnë nesër, derisa ndeshja miqësore kundër Suedisë do të luhet më 12 janar, shkruan Insajderi.
Kujtojmë se për këtë përballje të karakterit miqësor, selektori Challandes ka grumbulluar kryesisht futbollistë të IPKO Superligës së Kosovës.