3 mijë e 594 gra janë bërë nëna për herë të parë gjatë viti 2019 në Gjinekologji të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe në QKUK janë kryer 9 mijë e 236 lindje, ku më shumë së 3 mijë gra janë bërë nëna për herë të parë.
Nga ana tjetër janë 35 vajza të mitura që kanë sjellë në jetë fëmijë në Gjinekologji të QKUK-së. Numri i të miturave që u bënë nëna gjatë 2019 është shqetësuese pasi ato ende nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, raporton lajmi.net.
Sipas statistikave në Gjinekologji të QKUK, gjatë viti 2019 është parë një rënie e natalitetit.