Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një shkrimi ka treguar se Qendrat e Mjekësisë Familjare, Qendra e Mjekësisë Urgjente do të jenë kujdestare gjatë festave të fundvitit.
Sipas Ahmetit këto orare janë shtuar me qëllim që të ofrojnë shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët sipas nevojës që mund të i kenë gjatë festive të fund vitit.
Data dhe orari i kujdestarisë:
E mërkurë, 25 dhjetor 2019
E mërkurë, 1 janar 2020
E enjte, 2 janar 2020
E martë, 7 janar 2020
Qendra e Kryesore e Mjekёsisё Familjare 24 h
Rr. Fehmi Agani (Qendёr )
Qendra e Mjekёsisё Familjare 2 07:00 – 19:00
Rr. Vllezёrit Fazliu (Kodra e trimave )
Qendra e Mjekёsisё Familjare 4 24h
Rr. Myrvete Maksutaj (Afёr Medresës)
Qendra e Mjekёsisё Familjare 5 24h
Rr. Nёna Tereza (Dardania)
Qendra e Mjekёsiё Familjare 6 07:00 -19:00
Rr. Hyzri Talla (Bregu i Diellit)
Qendra e Mjekёsisё Urgjente 24 h
Rr. Fehmi Lladrovci /InLajmi/