Komuna e Gjilanit do ta filloj vitin 2020 me 1.5 milionë euro shtesë, pasi kjo e fundit ka fituar projekte të rëndësishme nga Komisioni Europian, në fushën e kulturës, mjedisit e bujqësisë, ku përfshihet edhe bashkëpunimi ndërkufitar.
Ndryshe, shuma totale e projekteve të sektorit publik dhe privat, është 3.2 milionë euro, të gjitha të fituara, pasi i janë nënshtruar konkurrencës në projektet IPA të Komisionit Europian, thuhet në njoftimin e komunës drejtuar mediave.
“2020-ta nuk ka se si të niset më mirë. 3.2 milionë euro është shuma e projekteve në sektorin publik dhe privat që Gjilani i ka fituar nga Komisioni Europian, përkatësisht IPA 2. Projektet kanë të bëjnë me zhvillimin e agrobiznesit, bujqësisë, kulturës e mjedisit. Urime”, shkroi ai.
“Jam shumë i lumtur dhe falënderues për Komisionin Europian për mbështetjen e madhe për Gjilanin”, theksoi Haziri.
“Grantet e reja që i ka fituar Komuna janë për përmirësimin e mjedisit, në fushën e kulturës dhe bujqësisë, konkretisht projekti për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Kumanovë, ai mes Komunës dhe Hidromoravës, sikurse edhe për ndërtimin e Tregut të Gjelbër dhe Tregut të Kafshëve. Jam shumë i lumtur dhe falënderues për Komisionin Europian për mbështetjen e madhe për Gjilanin”, ka shkruar kryetari i komunës, Lutfi Haziri. /InLajmi/