Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar pas vdekjes ish luftëtarin e UÇK-së, Hashim Halitin me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”, shkruan InLajmi.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka treguar se Haliti ka qenë zv.komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” dhe më vonë edhe Shef i Sektorit për Operacione në Zonën e Drenciës.
“Familja Haliti ka dhënë kontribut të çmuar në luftën tonë çlirimtare”, ka shkruar Thaçi./InLajmi/