Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë vizitës në Slloveni është takuar me Ambasadorin e Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi me c’rast e ka përgëzuar atë për punën e madhe që ka bërë, ku është diskutuar për fuqizimin e diasporës dhe intensifikimin e lidhjeve me qytetarët tanë në aspketin kulturor, ekonomik e arsimor, shkruan InLajmi.
“Në veçanti diskutuam për solidaritetin e shfaqur të bashkatdhetarëve pas tërmetit në Durrës, nevojën e informimit të bashkatdhetarëve tanë me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi. E përgëzova Ambasadorin për punën e madhe që ka bërë, duke theksuar se në çdo situatë, jemi një”, ka thënë Kryetari Ramiz Lladrovci.
Ky takim është në vazhdën e takimeve zyrtare që po zhvillon Kryetari Ramiz Lladrovci në Slloveni, pasi që ai është takuar po ashtu me kryetarin e Kranjit në Slloveni, Matjazh Rakovec të cilët kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave me interes të dyanshsëm, ku ka shtuar se shqiptarët në Kranj kanë dëshmuar shumë sukses jo vetëm në bisnese por eh deme aktivitete të tjera të cilat I bëjnë cdo shqitar krenar.
“Me kryetarin e Kranjit në Slloveni, z. Matjazh Rakovec, i cili më priti jashtëzakonisht mirë, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave tona me interes të dyanshëm. Këtu e hapëm edhe çështjen e binjakëzimit të komunave tona dhe së shpejti do ta jetësojmë këtë.
Unë potencova mundësitë që ofron komuna e Drenasit për investitorët, në veçanti për ata nga Sllovenia, duke qenë një nga shtetet me më shumë investime në Kosovë. Po ashtu, fola për parkun e Biznesit, klimën e të bërit biznes dhe përkrahjen që ofron komuna dhe niveli qendror për investitorët potencial.
Shqiptarët në Kranj, kanë dëshmuar shumë sukses, jo vetëm me biznese, por edhe me aktivitete tjera të cilat e bëjnë çdo shqiptar krenar.
E ftova z. Rakovec të vije mysafir në komunën tonë dhe të trajtojmë mundësitë e bashkëpunimit. Pasi homologu im ishte sportist dhe tërë familjen e ka që merret me sport, është edhe një argument më shumë për ta pritur edhe në shtëpi, në Gllanasellë”, ka shkruar Lladrovci./InLajmi/