Sot në Nyon, në selinë e UEFA-s është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2021 për kombëtaret U-17.
Dardanët në këtë “Qualifying Round” do të jenë pjesë e grupit 6, së bashku me Portugalinë, Republikën e Çekisë dhe Malin e Zi.
Në këtë raund kualifikues janë 13 grupe me nga 4 kombëtare të cilat do t’i luajnë ndeshjet e tyre ndërmjet muajit tetor dhe nëntor 2020.
Dy skuadrat e para të çdo grupi dhe katër skuadrat e treta më të mira në të gjitha kualifikueset, ku 26 skuadrat e para dhe të dyta së bashku me 4 më të mirat e 13 grupeve do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në Elite Round në pranverën e vitit 2021.
15 skuadrat më të mira do t’i bashkohen Qipros për turneun final që zhvillohet në vendin ishullor, transmeton Insporti.
Shqipëria ndërkaq, është në grup me Italinë, Rumaninë dhe Slloveninë.