Të paktën tre persona janë qëlluar me thikë në një dyqan në një rrugë që ishte e mbushur nga blerësit në Hagë, thotë policia holandeze.
Policia është në kërkim të një burri të moshës 45 deri 50 vjeç, i veshur kostum vrapimi gri, për të cilin ata besojnë se mund të jetë pas sulmit.
Imazhet në mediat sociale treguan ekipet e emergjencës në mes turmave të blerësve për “Black Friday”.
Gjendja e të plagosurve dhe motivi i sulmit mbeten ende të paqarta.
Incidenti ndodhi në dyqanin Bay Hudson Bay në Grote Markt të qytetit ose në zonën kryesore të sheshit të shitoreve, thuhet në mediat lokale.
Policia ka kërkuar nga publiku që të kontaktojë ata nëse ata ishin dëshmitarë të sulmit ose nëse ka ndonjë informacion për të dyshuarin siç e përshkruanin, shkruan Klan Kosova.
Ata gjithashtu kërkuan që kushdo që ka fotografi ose pamjet e ngjarjes t’i dërgojë ato në polici.