Prodhuesi europian i avionëve “Airbus” kërkon të ndërtojë avionin e parë me emetime të ulëta dhe ta vërë në përdorim rreth vitit 2035, deklaroi shefi ekzekutiv, Guillaume Faury.
Faury theksoi se zhvillimi i teknologjisë së nevojshme për një qëllim të tillë ishte akoma në fazat e hershme.
Ai deklaroi mundësinë për një avion hibrid elektrik ose furnizim nga karburantet e hidrogjenit ose karburant pa emetime gazrash serrë.
“Rruga është shumë komplekse”, theksoi Faury.
Trafiku ajror përbën 2,5% të emetimeve globale të dyoksidit të karbonit, shkruan Gazeta Express.
“Airbus’ është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij dhe në të kaluarën ka qenë në gjendje të zvogëlojë ndjeshëm konsumin e karburantit për pasagjer duke përdorur avionë më të lehtë, me motorë më të fuqishëm”, deklaroi Faury.