• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 17 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Momenti i vjedhjeve të ndihmave në Shqipëri (Video)

J G nga J G
29 November 2019
në Shqipëri
0 0
0
Momenti i vjedhjeve të ndihmave në Shqipëri (Video)
1
SHPERNDARJE
11
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Makutëria e disa personave në momente fatkeqësie kalon çdo limit të etjes për të vjedhur apo përlarë çdo gjë të mundshme, me qëllim përfitimin e të mirave materiale që më pas gjenerojnë para. Një rast shumë i rëndë u zbulua dje në Tiranë, ku njerëz të veshur me uniformë policie dhe një pedagoge e Akademisë së Mbrojtjes me gradën shkencore, janë kapur duke vjedhur pakot me ushqime dhe batanije të dorëzuara nga fondacioni “Fundjava Ndryshe”, ndihma këto që duhet të shkonin për personat e pastrehë të prekur nga tërmeti.

Altin Zekaj, me detyrë shefi i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit dhe gruaja e tij Valbona Zekaj, pedagoge tek Akademia e Mbrojtjes, janë të dyshuar si protagonistët kryesorë të vjedhjes së ndihmave, duke arritur të marrin dhe të çojnë në banesën e prindërve të tyre, plot 15 qese me ushqime të paketuara me ambalazhin e fondacionit “Fundjava Ndryshe” dhe 7 batanije. Ndërkohë 18 pako me ushqime të këtij fondacioni janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Tre janë personat e arrestuar

Sipas akuzës, pedagogia Valbona Zekaj ishte ajo që siguronte ushqimet dhe më pas ja jepte bashkëshortit të saj, i cili urdhëronte një punonjës tjetër policie Ervin Haxhillarin, që t’i dërgonte pakot me ushqime në banesën e prindërve të Valbonës, ku jetonte dhe vëllai i saj zjarrfikës, Alban Taulla. Mes personave të arrestuar është pikertisht zjarrfikësi Arben Taulla dhe komandanti i skuadrës në seksionin e rendit në komisariatin e Rinasit, Ervin Haxhillari. Ky i fundit ka vendosur të bashkëpunojë me policinë duke treguar të gjithë çfarë kishte ndodhur. Ndaj këtij punonjësi policie, prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërsa për dy kunetërit Altin Zekaj dhe Alban Taulla është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Për pedagogen Valbona Zekaj hetimet vijojnë në gjendje të lirë.

Shqiptarja.com ka arritur të zbardhë të gjithë dinamikën e vjedhjes së ndihmave. Në datën 28 nëntor 2019 është marrë informacioni nga Shërbimet e Ankesave në Ministrinë e Brendshme se disa persona me uniform policie po kryenin vjedhjen e ndihmave të dhuruara për banorët e prekur nga tërmeti. Nga rrjetet sociale është siguruar një video amatore që tregonte një furgon me targat e Ministrisë së Brendshme, i cili po shkarkonte pakot me ushqime dhe batanije në rrugën “Xhanfize Keko”, që ndodhet në rrugën administrative nr. 4 në Tiranë. Menjëherë është kryer verifikimi i targës MB 391 AA dhe ka rezultuar se ky furgon përdoret nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin ku ishte shkarkuar furgoni i policisë dhe teksa në banesë është paraqitur Alban Taulla, me detyrë zjarrfikës, kanë ushtruar një kontroll në ambientet e apartamentit prej nga kanë gjetur dhe sekuestruar 15 pako me ushqime të “Fundjava ndryshe” dhe 7 batanije. Menjëherë është kryer arrestimi i këtij personi. Ndërkohë gjatë hetimeve është identifikuar dhe polici Ervin Haxhillari që ka shërbyer si shofer i furgonit, i cili pasi është ndaluar nga policia ka pohuar se në lidhje me përdorimin e furgonit të Ministrisë së Brendshme ai është urdhëruar nga shefi i rendit të komisariatit të Rinasit Altin Zekaj, për të marrë një sasi ndihmash që i kishte siguruar bashkëshortja e tij përmes njohjeve të saj personale. Polici tregon se këto ndihma duhet ti dërgonte në banesën e vjehrrës së shefit të rendit me emrin Shkurte Taulla, ndërsa pjesën tjetër prej 20 pako ishte urdhëruar për ti çuar në zyrën e Altin Zekaj. Për të bërë këtë transportim, Zekaj e ka udhëzuar që polici Haxhillari të kontaktonte në telefon me vjehrrën Shkurte Taulla, e cila më pas ka marrë ndihmat, për ta ndihmuar të birin e saj Alban Taulla.

Roli i Valbona Zekaj duhet të sqarohet nga prokuroria. Sipas disa përgjimeve që Shqiptraja.com ka lexuar, sapo ajo ka mësuar prezencën e policisë në banesën e prindërve të saj, Valbona i kërkon ndihmë një shoqes së saj E.N., që të shkojë në banesë dhe të tërheqë pakot me ndihma dhe t’i dorëzojë tek njësia administrative nr. 3 në Tiranë. Valbona i justifikohet shoqes së saj se ajo vetë dhe burri i saj Altini ndodhej në Shkodër dhe e kishte të pamundur që t’i çonte vetë pakot me ushqime. Nga dokumenti që kemi siguruar rezulton se pedagogia Valbona Zekaj i thotë në telefon shoqes së saj E.N., e cila rezulton të jetë dhe administratorja e njësisë nr.3 në Tiranë:
Valbona Zekaj: “…një mikesha ime nga Kosova më ka sjellë 20 pako me ndihma tek shtëpia e mamit tim, ku nga këto 10 pako do t’i çoj Altini në komisariatin e policisë Rinas dhe 10 pako janë për njësinë administrative nr.3 në Tiranë për fëmijët në nevojë. Të lutem a mund të shkosh t’i marrësh tek shtëpia e mamit tim sepse unë jam në Shkodër me Altinin dhe mamaja ime nuk ka mundësi që t’i sjelli…”.

E. N.:“…dakord, por e mira do ishte që t’i dërgosh tek pika e grumbullimit e të gjitha ndihmave…”.

Valbona insiston që administratorja e njësisë nr.3 të shkojë tek shtëpia e mamit të Valbonës në rrugën “Xhanfize keko”, në një pallat pesë katësh, ku në katin e katërt të tij ishte banesa. Por kur ka shkuar atje ka gjetur policinë.

E. N. tregoi: “…pranona të shkoja dhe brenda 10 minutave kam arritur tek shtëpia e mamit të Valbonës. Atje u përballa me policinë, të cilëve ju prezantova se kush isha, dhe nga ana e tyre më është thënë se po bëhen verifikime se ku janë marrë këto ndihma, dhe si janë marrë dhe si kanë përfunduar në këtë banesë këto ndihma. Pas kësaj u largova….”-thotë E. N. Por mbas një ore kjo e fundit është përballur në rrjetet sociale me një video, ku dallohej një furgon policie që shkarkonte ndihma dhe ka dalluar një grua, e cila duket si nëna e Valbona Zekaj

VIDEO/ Momenti i vjedhjeve të ndihmave

E.N. tregon qe “…këtë video ja dërgova Valbonës në inbox-in e instagramit dhe i thashë: ”mos u mundo herën tjetër të ma fusësh mua në këto gjëra, nuk jam fëmijë unë, turp”. Sapo Valbona e shikon mesazhin në instagram më telefonon dhe më thotë që për kokë të djalit ti nuk ke lidhje fare me këtë histori, sepse këto ndihma me të vërtetë i kam marrë për familjet në nevojë në njësinë nr.3. Por unë i them që Valbona të të vijë turp që më shqetëson në këtë mënyrë, nuk ta kam për borxh të më përballësh me policinë. Ndërkohë në telefon del Altini dhe më thotë që nuk kemi asnjë gjë me ty dhe të rrish ne qetë se nuk ka asnjë në lidhje, sepse mua nuk më plas për 15 pako, sepse mendova realisht të t’i sillja ty 15 pako, sepse 25 të tjera i kam çuar në komisariatin e Rinasit. U thashë që të mos më shqetësonin më dhe që atëherë i kam mbyllur telefonin dhe nuk kam komunikuar më…”, tregon E. N.

Lidhur me këtë çështje është marrë në pyetje dhe pedagogia e Akademisë së Mbrojtjes Valbona Zekaj, e cila ka deklaruar se: “…jam pedagoge prej shumë vitesh pranë Akademisë së Mbrojtjes me gradë shkencore. Kam marrë në telefon E. B., e cila është një avokate e njohur dhe nuk e di çfarë pozicioni ka në fondacionin “Fundjava Ndryshe”, dhe i kam thënë që më duhet 10 apo 15 pako me ndihma për gratë e njësisë 3 meqënëse jam kryetare e gruas të Partisë Socialiste në njësinë 3, dhe këto pako duhet t’ia çoja grave që na kanë ndihmuar dhe gjatë fushatës dhe që tashmë kishin nevojë për ushqime. Ose këto pako mund ti çonim në bashkinë e Tiranës, por akoma nuk e kishim vendosur pasi ndodhesha jashtë Tiranës…”-thotë Valbona Zekaj.

Lidhur me vjedhjen e pakove me ushqime dhe batanijeve është marrë në pyetje dhe shefi i rendit në komisariatin e Rinasit, Altin Zekaj. “…Jam me detyrë shefi i rendit në komisariatin e Rinasit prej 4 vitesh. Gruaja ime e quajtur Valbona Zekaj, punon si pedagoge dhe është e angazhuar me shoqërinë civile. Dje më tha që do të merrte disa ndihma pranë një fondacioni, të cilin unë nuk e di emrin se si quhet dhe me këtë rast, unë i kam thënë nëse ishte e mundur që të siguronte ndihma edhe për punonjës policie të komisariatit të Rinasit, që mund të ishin prekur nga tërmeti dhe kishin nevojë për ndihma. Ajo ka pranuar dhe më tha që kishte siguruar edhe 20 pako, sasinë e saktë nuk e di, dhe këto pako do ja jepja efektivave të policisë së komisariatit Rinas. Pasi kam njoftuar shefin e komisariatit, i kam dhënë urdhër komandantit të skuadrës Ervin Haxhillari, që të shkonte me makinën e policisë së Rinasit dhe të bënte transportin e këtyre ndihmave. Një pjesë të pakove duhet t’i sillte në komisariat ndërsa pjesën tjetër duhet ta shpërndante tek efektivët e policisë së Rinasit që kishin nevojë…”-thotë shefi i rendit Zekaj. Por pakot në fakt nuk kanë shkuar tek banesat e policëve por në banesën e vjehrrës të Altin Zekaj.

Tags: Altin ZekajShkodërValbonë
Postimi i mëparshëm

Kush e nxiti Behgjet Pacollin ta bëjë publike shumën që dhuroi në Shqipëri?

Postimi tjetër

Komandant Rama tregon se për çka kanë nevojë më shumë në Shqipëri

Të ngjajshme Postime

Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman
Shqipëri

Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

15 June 2025
Liqeni i zambakëve, perla e Gramshit që tërheq vizitorë
Shqipëri

Liqeni i zambakëve, perla e Gramshit që tërheq vizitorë

15 June 2025
Tjetër bllokim rrugësh në Tiranë, zbulohet arsyeja
Shqipëri

Tjetër bllokim rrugësh në Tiranë, zbulohet arsyeja

15 June 2025
Shqipëri / Turizmi malor “në modë”! Shtohen aventurierët që kërkojnë të ngjiten në male ose të provojnë rafting në lumenj
Shqipëri

Shqipëri / Turizmi malor “në modë”! Shtohen aventurierët që kërkojnë të ngjiten në male ose të provojnë rafting në lumenj

15 June 2025
Video / Balenë në mes të ditës, pamje të rralla në detin e Vlorës
Shqipëri

Video / Balenë në mes të ditës, pamje të rralla në detin e Vlorës

15 June 2025
Bashkia e Durrësit nis në mes të natës aksionin për lirimin e plazheve publike
Shqipëri

Bashkia e Durrësit nis në mes të natës aksionin për lirimin e plazheve publike

13 June 2025
Postimi tjetër
Komandant Rama tregon se për çka kanë nevojë më shumë në Shqipëri

Komandant Rama tregon se për çka kanë nevojë më shumë në Shqipëri

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 17 qershor ndër vite?

17 June 2025
Kek me kajsi të freskëta – Butësi dhe ëmbëlsi perfekte

Kek me kajsi të freskëta – Butësi dhe ëmbëlsi perfekte

17 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, mjaft i nxehtë dhe me zagushi

17 June 2025
Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale

Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale

17 June 2025
Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

16 June 2025
7 mënyra flirtimi që (pa e kuptuar) të bëjnë shumë më tërheqëse

7 mënyra flirtimi që (pa e kuptuar) të bëjnë shumë më tërheqëse

16 June 2025
“Izraeli po rrezikon ekzistencën e vet”, Erdogan ngre zërin për Palestinën dhe Iranin

“Izraeli po rrezikon ekzistencën e vet”, Erdogan ngre zërin për Palestinën dhe Iranin

16 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu