Ministri në detyrë i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një emision të Top Channel ka treguar se ndihmën që e ka dhënë e që ishte i pari me një shumë aq të lartë ka treguar se nuk ka dashur ta bëjë publike por ishte ajo vajza e tij që e ka nxitur për ta bërë këtë publike.
“1 milion euro është minimalja që do kontribuojmë. Kemi menduar shumë nëse do ta publikojmë vendimin për të dhuruar. Fondacioni im dhuron çdo ditë, por nuk e bëjmë publike. Ka qenë vajza ime që insistoi që ta publikojmë lajmin. Jam i lumtur që pas publikimit të këtij lajmi ka patur mobilizim për të dhuruar”, deklaroi Pacolli.
Pas publikimit të lajmit se Pacolli dhuroi 1 milion euro, pati sensibilizim edhe në Shqipëri, ku të pasurit bënë publike kontributet e tyre./InLajmi/