Ministri në detyrë, Behgjet Pacolli, ka dhënë sot një lajm tejet të rëndësishëm pas tronditjeve që pësoi Shqipëria nga tërmeti.
Pacolli ka bërë të ditur se bashkë me familjen e tij të dhurojnë 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Ai tha se është tronditur kur pa dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturën që tërmeti shkatërrues la në Shqipëri, shkruan InLajmi.
Njoftimi i plotë i tij:
“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.

Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.
Kemi vendosur së bashku me familjen time ( ne djemt e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkê me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.
Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë. Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.
Unë pres poashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje ketu ne Prishtine”, shkroi Pacolli./InLajmi
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162497965195153?__xts__[0]=68.ARDW5rbPaKhBb8RIRcoakb3oncJp_CHCa-FHygeSdWgiCvOA3mozbUP1Y9h8oe8h4E8n_kZ4w5RKT4iCrb1cFE6eGiGi9k75c63BYhQUqy5Ul0KXjiYajDo9NMDukMj7WPQINhF-GNBBp2n9EU799R1g9GfVfYL9D43DrtMs1KOv_GXvM3HJbYcCTgHnlwKO5kUd2DARGnabEdKfJ4a1mTAWP6SXgArsSTfOQ5btOj8Us5Hdhlh0dAwyyPQhFMcSxp76dsXon9FFaw_8m7Mk86olHjwkjzwDHcIFglWQjQ6USwE8jI0zdJwAiENO6NEhmpRwG9qVaWckcoKzuunb&__tn__=-R