Samuel Nikaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Lirisë.
Trajneri shkodran, edhe pse vetëm një pikë larg kreut është larguar pasi që nuk i ka arritur pritshmëritë.
“Pas përfundimit te xhirove te para , me 7 fitore 4 barazime , dhe 4 humbje duke mbledhur 25 pike ,qe për pritshmerit e mija jane shume pak marr krejt përgjegjësit dhe dorehiqem , duke e lene klubin ende ne lufte për vendin e pare ,pasi qe jane vetem 1 pike large. I falenderoj pa perjashtim per keto 6 muaj te kaluar tek Liria (nje klub i madh) te gjithe bashkepuntort , qe nga kryetari , drejtori ,stafi i jem i ngushte dhe ekonamat dhe ju uroj suksese ne vazhdim“, ka shkruar Nikaj, shkruan Indeksonline.
Liria është në pozitën e tretë në tabelë me 25 pikë, një më pak se Arbëria që është në vendin e pare.