Kombëtarja e Kosovës mbrëmë gjatë ndeshjes me Çekinë pësoi me rezultat 2 me 1dhe kjo e bëri që Kosova të e humb mundësinë që të kualifikohet direkt në Euro 2020. Por skuadra asnjëherë nuk është dorëzuar dhe ende mbajnë një shpresë atë të fitores në ndeshjet vijuese.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani përmes një shkrimi ka falënderuar tifozët për mbështetjen, derisa ka theksuar se ëndrra për kualifikim në Euro 2020 do të vazhdoj në mars, Kosova ka edhe një mundësi me Maqedoninë.
Postimi i tij i plotë:
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, ëndrra jonë vazhdon në muajin mars ku kemi gjysmëfinalen me Maqedoninë, por para saj e kemi të dielën ndeshjen e rëndësishme që t’i tregojmë të gjithëve që nuk jemi të lehtë për asnjë kundërshtar. Faleminderit Kosovë”, ka shkruar Rrahmani. /InLajmi