Mërgim Vojvoda ka dhënë një mesazh motivues për bashkëlojtarët dhe gjithë tifozët e Kosovës një ditë para ndeshjes me Çekinë.
Kombëtarja e Kosovës të enjten në Plzen zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj të re, ku me një fitore të mundshme kundër Çekisë, do të kishte gjasa reale për Euro 2020.
Dëshira për fitore te lojtarët duket e madhe, kjo u konfirmua edhe në konferencë për shtyp nga Valon Berisha dhe trajneri Bernard Challandes.
Por, një mesazh para kësaj ndeshje vjen edhe nga Mërgim Vojvoda.
Mbrojtësi i djathtë në Instagram ka postuar një fotografi, duke i bashkëngjitur edhe një mesazh.
“Gati për me luftu deri në minutën e fundit #krejt bashkë”, ka shkruar Vojvoda.

















