Në javën e tretë të nëntor janë paralajmëruar reshje të mundshme borë në Kosovë. Nëse ndodhe të bie borë gjatë këtij muaji, në zonat rurale të Prishtinës, banorët mund të bllokohen. Gjasat janë që edhe gjatë muajit dhjetor, banorët mund të mbesin pa mirëmbajtje të rrugëve.
Komuna e Prishtinës akoma nuk ka kontraktuar asnjë kompani për mirëmbajtjen e rrugëve në zonat rurale, derisa për zonat urbane ka lidhur disa kontrata.
Eshtë kërkuar nga Komuna e Prishtinës të dijë se sa kompani janë të kontraktura për mirëmbajtjen e rrugëve në kryeqytet, por zyra e informimit e kësaj komunë ka thënë se të gjitha njoftimet i kanë të publikuara në faqen e komunës, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimeve të bërë në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik – KRPP, komuna është në fazën e vlerësimit të tenderit, dhe pas kësaj faze duhet të priten ankesat e kompanive, dhe më pas komuna të mund të shpallë fituesit. Por, edhe pasi të shpallën fituesit, kontrata nuk do të mund të nënshkruhet menjëherë, pasi mund të ketë ankesa në OSHP. Këto afate janë shkurtuar nga komuna me një vendim. Megjithëkëtë, gjasat janë që kontratat e këtyre ofertave të dështojnë në këtë vit.