Kombëtarja e Kosovës ka arritur tashmë në Çeki për ndeshjen e nesërme e cila fillon nga ora 20:45.
Kjo ndeshje e Kosovës si mysafir në Republikën e Çekisë, konsiderohet ndër më të rëndësishmet në historinë e kombëtares së Kosovës, pasi që kjo lojë mund të jetë vendimtare në kualifikimin e Kosovës në Evropianin 2020.
Republika e Çekisë, momentalisht gjendet në pozitën e dytë, apo një pikë më shumë se sa Kosova.
Kështu, në këtë formë, një fitore eventuale e Kosovës, do ta vinte në vendin e dytë, pozitë kjo e cila e garanton kualifikimin në kampionatin Evropian në futboll.
Megjithatë, është edhe një lojë tjetër shumë e rëndësishme e Kosovës, veç 3 ditë më pas, shkruan gazeta infokus.
Më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishitnë, Kosova pret si mysafir një prej ekipeve më të forta në botë, Anglinë, e cila është në vendin e parë në grupin A.