Ish luftëtari, Selim Krasniqi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, lajmin e bëri të ditur personalisht përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Për hir të transparencës dhe duke mos pasur të fshehë asgjë, ju informoj qe sapo komunikova me hetues të Dhomave të Specializuara. Mu komunikua gojarisht ftesa për në Hagë, por unë personalisht kërkova që ç’do veprim të jetë zyrtar e në rrugë ligjore” ka thënë Krasniqi.
Ai ka një mesazh për ata të cilët e kanë krijuar dhe votuar Gjykatën Speciale duke ju drejtuar “Turpi do bie mbi ata qe formuan këtë gjykate te padrejte e këtë vetëm për dënimin e UÇK-ves, duke harruar kështu qindra e qindra masakra te bëra nga falangat serbe, me mijëra e mijëra te masakruar, pleq e plaka, gra e fëmijë, te rinj e te reja e duke shkatërruar ç’do gjë Shqiptare”, theksoi Krasniqi.
Postimi i plotë:
“Për hir te transparencës dhe duke mos pasur te fshehe asgjë, ju informoj qe sapo komunikova me hetues te dhomave te specializuara!! Mu komunikua gojarisht ftesa për ne Hage por unë personalisht kërkova qe ç’do veprim te jete zyrtar e ne rruge ligjore! Lufta e UÇK-ves ishte lufte e drejte dhe Çlirimtare. Jam shume krenar qe isha pjese aktive qe nga fillimi, duke derdhur gjake e djerse e duke mos kursyer as jetën për Lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe qytetareve tanë. Kam qene i dënuar 7 vite nga gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe këtë jo pse patën fakte por vetëm se edhe pas lufte veprova e punova drejte dhe ne shërbim te qytetareve tanë, duke e ndjekur shembullin e Heronjve dhe Heroinave tona qe derdhen gjakun për Liri. Kisha nderin te isha bashkëluftëtar i Fehmiut e Xheves, Mujes e Ganiut, Ilazit e Abedinit, Tahir Sinanit e Kumanovës, Luanit e Ilirit e shume e shume të rënëve për Liri, te cilët ishin shembull i Atdhedashurisë e i sakrificës, i idealeve dhe dinjitetit njerëzor. Do jem deri ne vdekje luftëtar i Kombit tim e ne asnjë moment nuk hezitoj qe edhe te sakrifikohem po te jete nevoja, duke mos lejuar me asnjë çmim te shkelim gjakun me te pastër te derdhur për Liri. Turpi do bie mbi ata qe formuan këtë gjykate te padrejte e këtë vetëm për dënimin e UÇK-ves, duke harruar kështu qindra e qindra masakra te bëra nga falangat serbe, me mijëra e mijëra te masakruar, pleq e plaka, gra e fëmijë, te rinj e te reja e duke shkatërruar ç’do gjë Shqiptare. SK”, ka shkruar Krasniqi. /InLajmi