Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së përmes një postimi në rrjetin social ka shprehur falënderimet ndaj qytetarëve, anëtarëve, simpatizantëve dhe më konkretisht votuesve të cilët e votuan Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Mustafa thekson se si përfaqësues i LDK-së është më se i gatshëm të punojë për partinë dhe vendin.
“Së bashku shkojmë tutje, na priftë e mbara”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
“Faleminderit 206.458 qytetarëve që votuan LDK-në dhe 18.434 anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të LDK-së që me besuan përgjegjësinë të jem përfaqësues i tyre, në mandatin tim të parë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës! Së bashku shkojmë tutje. Na priftë e mbara”, ka thënë Mustafa. /InLajmi