Behgjet Pacolli ka reaguar pas ftesës që i është bërë kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nga Specialja.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ftesës që i është bërë kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.
“Lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e pastër, e drejtë dhe me motive te larta humane. Kadri Veseli do të ngadhnjejë në këtë sfidë, bashkë me të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së, duke i dëshmuar botës civilizuese edhe njëherë se viktimat e vetme në luftë ishim ne” ka shkruar ai në rrjetin e tij social në Facebook./InLajmi
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162399492260153