Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se taksa është një ndër temat që ka konsoliduar në Kosovë dhe kushdo që obligohet në vendimin e saj duhet të ketë kujdes.
“Unë e pëlqej idenë e reciprocitetit, por për aspekte të tjera. Taksa nuk duhet të hiqet, po habitem me disa që thonë ashtu. Kushdo që shkon asaj rruge i bën dëm edhe vetes edhe Kosovës. S’ka reciprocitet deri në njohje nga Serbia”, tha ai.
Haradinaj, gjithashtu ka kërkuar nga ministrat e tij në detyrë që të mbajnë edhe një mbledhje të radhës, në rast se vonohet krijimi i qeverisë së re. Më tutje u diskutua edhe për vendimin e ardhshëm të koalicionit VV-LDK rreth heqjes së taksës.
“Në rast se vonohet formimi i Qeverisë së re, unë iu kisha ftuar që të mbajmë edhe një mbledhje tjetër të Qeverisë në detyrë, sepse ka tema që nuk mund të presin shumë. Deklarohuni me votë se a jeni edhe për një mbledhje të Qeverisë ku ka çështje më prioritet”.
“Prodhuesit janë të shqetësuar se do të hiqet taksa. Unë e pëlqej idenë e reciprocitetit, por jo të hiqet taksa”, ka deklaruar ai.
Ndërsa i pyetur për paralajmërimet për arrestimet në muajin nëntor të disa ish-luftëtarëve të UÇK-së që do të gjykohen nga Gjykata Speciale, Haradinaj disa herë e theksoj se nuk ka qenë në dijeni.
Ai më tutje tha se për këtë çështje më së miri do të duheshin të adresoheshin personat që e votuan Specialen.
“Për arrestimet nuk di asgjë, ato që e kanë votuar gjykatën duhet me i pyet e që thonin është e nevojshme”, është shprehur ai.
Haradinaj fjalimin e përmbylli me disa fjalë për rastin e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili u shpreh se respekti ndaj familjes së të ndjerit është dhe do të mbetet gjithmonë. Po ashtu theksoj se ekspertiza e Deharit me kërkesë nga familja e Deharit është realizuar gjatë qeverisjes së tij dhe bënë apel drejtë zbardhjes së këtij rastit sa më shpejt.
“Dëshiroj me shprehë edhe një herë respektin për prindërit e Astrit, Avniun dhe nënën e tij edhe me thënë se pa paragjykim më vjen mirë që kjo qeveri qeveria që udhëhoqi ka realizuar kërkesën e familjes për ekspertizë jashtë vendit, bazuar në të shpresoj që e vërteta të del definitive, ju bëj apel të gjithëve që me shku për drejtësi dhe për të vërtetën mirëpo jo për keqpërdorim”, përfundoj Haradinaj. /InLajmi/