Lëvizja Vetëvendosjes arriti të fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, duke siguruar mbi 200 mijë vota.
Kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti arriti që të siguroi 185 mijë vota, duke u bërë kështu lideri më i votuar.
Disa e kanë quajtur rekord numrin e votave që Kurti i ka marrë në këto zgjedhje.
Por, të dhënat tregojnë diçka tjetër.
Ish-kryetari i ndjerë i LDK-së, Ibrahim Rugova është njeriu që ka arritur të marrë më së shumti vota ndonjëherë në zgjedhje, shkruan indeksonline.
Në zgjedhjet e vitit 2001, sipas të dhënave në faqën e KQZ-së, LDK kishte marrë 359 mijë e 851 vota.
Nga këto të dhëna mund të themi se Ibrahim Rugova vazhdon të mbetet lideri më i votuar ndonjëherë në Kosovë.