Rënia e temperaturave në Prishtinë, e ka rikthyer edhe ndotjen e ajrit.
Problemi me ajrin e papastër në Prishtinë duket se do ta vazhdojë edhe këtë vit.
Sipas instrumentit që matë ndotjen në Prishtinë, aktualisht ajri në kryeqytet është i pashëndetshëm.
Aktualisht, ndotja në Prishtinë shënon nivelin e 102 PPM, shkruan lajmi.net.
Kujtojmë se viteve të kaluara, ky nivel shkonte deri në 300 shkallë të ndotjes.
Prishtina gjatë dimrit radhitet ndër kryeqytetet me ajrin më të ndotur në botë.
















