Presidenti i Kosovës ka përkujtuar rektorin e Universitetit të Prishtinës, prof.dr. Ejup Statovcin në 20 vjetorin e vdekjes së tij.
Thaçi në një shkrim në rrjetin zyrtar social facebook është shprehur se me konsideratën e tij më të lartë e kujton rektorin Statovci si profesor, pedagog dhe drejtues i Universitetit në kohët më të vështira.
Më tutje ka shkruar se “Kujtimi për të është i përjetshëm”. /InLajmi/
Shkrimi i tij i plotë:

Para njëzet viteve u nda nga jeta rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Ejup Statovci. Me konsideratën më të lartë e kujtoj rektorin Statovci si profesor, pedagog dhe drejtues i Universitetit të Prishtinës në kohët më të vështira të mbijetesës sonë kombëtare dhe politike në fund të shekullit njëzet. Kujtimi për të është i përjetshëm. HTH