• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 21 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje afër marrëveshjes

J G nga J G
19 October 2019
në Politikë
0 0
0
LDK-ja dhe Vetëvendosja si koalicion mirëpriten nga qytetarët dhe analistët
0
SHPERNDARJE
55
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesit e LVV-së dhe të LDK-së kanë thënë dje se janë dakorduar me përmbajtjen dhe me parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Pas një takimi që patën të premten, këto dy subjekte njoftuan se të mërkurën e ardhshme do të takohen sërish për t’i konkretizuar diskutimet e djeshme.

Dy grupet punuese, të formuara nga dy partitë më të mëdha të dala nga zgjedhjet, LVV-ja dhe LDK-ja, për të diskutuar për harmonizimin e programit qeverisës kanë zhvilluar takimin e parë gjatë ditës së djeshme. Përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve thanë se në këtë takim është folur për reformat e thella sektoriale, të cilat e presin qeverinë e ardhshme. Derisa thanë se nuk kanë diskutuar fare për ndarjen e ministrive, zyrtarët e këtyre partive pohuan se janë dakorduar për përmbajtjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Pjesëmarrësit e takimit mohuan të kenë shpalosur kushte për bashkëqeverisje gjatë diskutimit të së premtes. Sidoqoftë, pas takimit nuk u dhanë shumë hollësi, ndonëse dy palët biseduan për më shumë se një orë. Përkundrazi, menjëherë pas takimit të mbajtur të premten në Selinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, LVV-ja dhe LDK-ja lëshuan një komunikatë për medie, përmes së cilës njoftuan se takimin e radhës do ta mbajnë të mërkurën e javës që vjen.

Pjesëmarrësit e cilësojnë të shkëlqyeshëm takimin

Në deklaratën e tij kandidati për deputet i LVV-së Glauk Konjufca tha se në takim është diskutuar rreth temave dhe reformave rrënjësore që e presin qeverinë e ardhshme të Kosovës. “Janë folur temat më të rëndësishme, të cilat e presin qeverinë e ardhshme dhe reformat e thella sektoriale, që duhet t’i ndërmarrë qeverisja e ardhshme e LVV-së së bashku me LDK-në”, ka deklaruar ai.

Megjithëkëtë, Konjufca nuk pranoi të japë shumë detaje lidhur me harmonizimin e programit dhe çështjet e tjera, që u diskutuan në takim. “Nuk mund të flas në hollësi, sepse mendojmë që gjëja më e mirë që do të mundë t’i kontribuonte kësaj atmosfere të mirë të bashkëpunimit, me të cilat filluan takimet tona, do të ishte njëfarë lloj mirëbesimi që e kemi ne në trajtimin e temave. Kështu që krejt çka do të mundë të thosha sot është se ne kemi nevojë për reforma të thella në arsim, në shëndetësi, në administratë”, nënvizoi ai.

Gjatë deklaratës së tij Konjufca mohoi që gjatë takimit të jetë diskutuar për ndarjen e ministrive. “Nuk është folur as për ministri, as për ndarje të resorëve”, shtoi ai. Gjithashtu siguroi se asnjëra palë nuk ka paraqitur asnjë lloj kushti në takimin e së premtes.“Nuk ka pasur kurrfarë kushtesh, takimi ka qenë i shkëlqyeshëm dhe mendoj se kjo është rruga e duhur. As ne nuk kemi kushte për LDK-në, as ata nuk kanë kushte për ne. Ky nuk ka qenë takim i kushteve, ka qenë takim shumë i mirë, ku janë folur temat më të rëndësishme që e presin qeverinë e ardhshme”, ka potencuar ai.

Meqë në takim është diskutuar edhe rreth politikës së jashtme, Konjufca ka pohuar se ndër temat e ngritura ka qenë edhe ajo e dialogut. “Janë diskutuar temat duke filluar prej atyre politike, politika e jashtme, politika e brendshme. Njëra prej temave sigurisht që është edhe dialogu”, ka shtuar ai.

Takimi i dytë i grupeve punuese, të mërkurën

Në deklaratën e përbashkët të LVV-së dhe të LDK-së të lëshuar për medie thuhet se ekipet punuese janë dakodruar me përmbajtjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. “Në vazhdimësi të takimit të dy liderëve të LDK-së dhe të LVV-së, sot në Selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe me parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast u bë e ditur se takimi i radhës në kuadër të grupeve punuese do të mbahet në mesin e javës që vjen. “Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale, të cilat e presin qeverinë e re. Palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën, në orën 15:00, për t’i konkretizuar diskutimet e sotme”, theksohet tutje.

Në takimin e djeshëm LVV-ja është përfaqësuar nga Glauk Konjufca, nga Besnik Bislimi dhe nga Albulena Haxhiu. Kurse LDK-ja nga Lumir Abdixhiku dhe nga Avdullah Hoti, shkruan gazeta zëri.

Ky takim ka qenë i pari në kuadër të grupeve punuese. Ndërkohë katër ditë pas përfundimit të zgjedhjeve ishin takuar krerët e këtyre dy partive politike. Ata nuk do të takohen deri pas certifikimit të rezultateve. Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, LVV-ja ka dalë partia më e votuar, ndërsa LDK-ja është radhitur subjekti i dytë për nga numri i votave.

 

Postimi i mëparshëm

Nëna me kancer sjell në jetë një fëmijë të shëndetshëm

Postimi tjetër

Hashim Thaçi përkujton Ejup Statovcin në 20 vjetorin e vdekjes së tij

Të ngjajshme Postime

Ramiz Lladrovci krah Osmanit në Zvicër, në banketin shtetëror që do të organizohet atje
Politikë

Ramiz Lladrovci krah Osmanit në Zvicër, në banketin shtetëror që do të organizohet atje

21 May 2025
Kica-Xhelili: Marrëveshja politike e domosdoshme për formimin e institucioneve – LVV mban përgjegjësinë
Politikë

Kica-Xhelili: Marrëveshja politike e domosdoshme për formimin e institucioneve – LVV mban përgjegjësinë

21 May 2025
Gashi: Kurti ka të drejtën ta propozojë qeverinë, por i takon atij të sigurojë shumicën
Politikë

Gashi: Kurti ka të drejtën ta propozojë qeverinë, por i takon atij të sigurojë shumicën

21 May 2025
Zemaj-LDK: Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja
Politikë

Zemaj-LDK: Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja

21 May 2025
Haxhiu: Vetëvendosje e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën
Politikë

Haxhiu: Vetëvendosje e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën

21 May 2025
Latifi i reagon Spahiut pas takimit me Gjuriqin: Shko në AKI dhe jep raport se çka ke fol me të
Politikë

Latifi i reagon Spahiut pas takimit me Gjuriqin: Shko në AKI dhe jep raport se çka ke fol me të

20 May 2025
Postimi tjetër
Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac

Hashim Thaçi përkujton Ejup Statovcin në 20 vjetorin e vdekjes së tij

Lajmet e fundit

Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhen vatra të reja të krizave

Presidentja e Zvicrës: Kosova ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Ballkanit, s’duhen vatra të reja të krizave

21 May 2025
Osmani për ngërçin politik: Jam e shqetësuar, por besoj që partitë politike do merren vesh

Osmani për ngërçin politik: Jam e shqetësuar, por besoj që partitë politike do merren vesh

21 May 2025
PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Diskutohet kriza institucionale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale

PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Diskutohet kriza institucionale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale

21 May 2025
Keller-Sutter: Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova

Keller-Sutter: Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova

21 May 2025
“Serbia bën spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë me mjete administrative”, thotë Osmani

“Serbia bën spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë me mjete administrative”, thotë Osmani

21 May 2025
Bislimi thotë se edhe pa fondet e BE-së, buxheti i Kosovës nuk rrezikohet

Bislimi thotë se edhe pa fondet e BE-së, buxheti i Kosovës nuk rrezikohet

21 May 2025
Ramiz Lladrovci krah Osmanit në Zvicër, në banketin shtetëror që do të organizohet atje

Ramiz Lladrovci krah Osmanit në Zvicër, në banketin shtetëror që do të organizohet atje

21 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu