Ka filluar takimi në mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga ky takim pritet të theksohen çështjet për harmonizimin e programeve qeverisëse të VV-së dhe LDK-së.
Grupi Punues i Vetëvendosjes përbëhet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca , ndërsa LDK’në në këto negociata e përfaqësojnë tre anëtarët e kryesisë, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.
Takimi i fundit VV – LDK ka ndodhur me 10 tetor mes dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Këto dy parti pritet se do ta formojnë qeverinë e ardhshme, shkruan indeksonline.
Përndryshe Lëvizja Vetëvendosja ka dalë partia e parë në zgjedhjet e parakohshmë të 6 tetorit me 26, 49 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike në vendin e dytë me 24, 82 përqind, duke e lënë Partinë Demokratike të Kosovës që ishte udhëheqëse e qeverisjes së kaluar në vendin e tretë.