Raketat janë eskapologët, më të përkryer.
Ato jo vetëm largohen nga Toka duke mposhtur forcën e saj të madhe të rëndesës,por bartin edhe peshen e tyre, sasi masive lëndë djegëse dhe një ngarkesë –satelitin astronautin apo sondën që duhet lëshuar në hapësirë.
Për ta kryer këtë detyrë të mahnitshme, raketat duhet të prodhojnë fuqi me sasi të mëdha.
Përgaditja për nisje
Pasi montohet me kujdes dhe kontrollohet tre herë, raketa bartet me një transportues të rëndë , të madh e të ngadalshëm, për tek vendi i lëshimit.
Atje ata e ngrenë vertikalisht pranë një kulle të lartë mbështetëse, e mbushin me karburant dhe e programojnë me sekuencën e lëshimit.
Me të mbaruar numërimi mbrapsht nga 10 deri në 0, motorët e raketës fillojnë të ndizen,shkruan InLajmi.
Raketat e ‘gllabërojnë’ lëndën djegëse me një ritëm të llahtarshëm.
Një motor i raketës Saturn V, përdorte 788 kg karburant çdo sekond e mjaftueshme për të vënë në lëvizje 260 avionë udhëtarësh Boeing 747-si dhe 1789 oksigjen të lëngshëm.
Raketa e re e NASA-së Atlas V është 58 metra e gjatë dhe peshon 334 500kg.
Një motor i ri rakete Ares I, që përdorë lëndë djegëse të ngurtë, po testohet në tokë.
Ai prodhon një shtytje të jashtëzakonshme prej 1.6 milion kg.
Raketa është 47 metra e lartë dhe konsumon rreth 320.000 karburant në minutë.
Marrë nga libri Discovery Channel!