Një rrahje e shumëfishtë ka ndodhur në Gllogoc, në fshatin Poklek i Ri.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie, ka raportuar se disa persona janë rrahur mes vete, ku edhe ka pasur lëndime trupore.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, raporton Inlajmi.
“Fshati Poklek i Ri, Gllogoc 09.10.2019 – 14:00. Me 10.10.2019 është raportuar se disa persona janë rrahur mes vete, ku si pasojë e rrahjes viktima mashkull K/shqiptar ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili është duke u trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
