Claudio Ranieri nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.
Trajneri i mirënjohur italian do t’i rikthehet bankinës në nivel elitar, duke marrë drejtimin e një skuadre nga Serie A.
Sipas medieve kryesore në Itali, Claudio Ranieri ka arritur marrëveshje me Sampdorian, për të marrë drejtimin e skuadrës, përcjell lajmi.net.
69 vjeçari vjeçari së fundi ka drejtuar Romën, ndërsa për herë të parë do të ulet në stolin e Sampdorias.

Kjo do të jetë hera e 20-të, që Ranieri merr drejtimin e një skuadre. Numër ky i jashtëzakonshëm.