Sot në Qendrën Studentëve në Prishtinës, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Vajzave.
Në këtë ditë artistja konceptuale dhe aktivistja Alketa Xhafa-Mripa dhe UN Women, bashkërisht me vajzat pjesëmarrëse në këtë vepër arti, shfaqen publikisht potencialin e vajzave përmes një murali fuqizues në kampusin e konvikteve.
Në këtë aktivitet, Koordinatorja për Zhvillim nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, nëpërmjet kësaj vepre, ftohen vajzat që të jenë të pranishme në hapësira publike, të marrin pjesë në formësimin e së tashmës dhe që simbolikisht të vulosin një të ardhme të barabartë për to dhe gjeneratat e ardhshme, thuhet në njoftimin e QS-së.