Policia rajonale në Gjakovë ka konfirmuar një rrahje familjare në Rahovec në rrugën “Haxhi Sharku”.
Sipas Policisë, të përfshirë janë 15 persona të cilët janë familjar por që jetojnë ndaras.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre tani është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Pas intervistimit, janë ndaluar për 48 orë 6 persona, thuhet në raportin e Policisë së Gjakovës. InLajmi