Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se në Kuvendin e Gjakovës është miratuar Buxheti për vitin 2020, pa mbështetjen e asamblistëve të PDK-së.
Kjo është arsyeja që Gjini sot ka prishur koalicionin me PDK-në dhe ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë zyrtarëve politik të emëruar nga PDK.
“Sot kaloi buxheti i Komunës se Gjakovës për vitin 2020. Gjatë votimit, PDK ishte kundër, gjë të cilën edhe e paralajmëroi. Meqenëse në demokraci koalicionet krijohen për krijimin e shumicës parlamentare, një i tillë nuk ka kuptim nëse shumica dështon. Prandaj sot e kam kërkuar dorëheqjen e të emëruarve politik që vinë nga radhët e PDK. Unë publikisht i falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm”, ka njoftuar Gjini.