Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim të një vajze dhe shërbim seksual mbi të viktimën. Dy prej të arrestuarve janë shtetas të Kosovës, ndërsa një është shtetas i Shqipërisë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje kurse dy tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë./InLajmi/
Prishtinë 23.09.2019 – 20:00. Pas një pune hetimore nga DHTQNJ, me 24.09.2019 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj dy shtetas kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë. Viktima femër K-Shqiptare ka pranuar tretman mjekësor, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje kurse dy tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.