Një çift i martuar nga Indonezia, në kushtë të rënda ekonomike, u detyruan t’i japin kafe në vend të qumështit foshnjës së tyre.
Foshnja e tyre, gjinia e së cilit është mashkull, pi përreth 1,5 litra kafe në ditë, transmeton lajmi.net.
Përkundër kësaj, Hajj-i një-vjeçar vazhdon të mos ketë ndonjë problem shëndetësor. Madje, ai kërkon kafenë disa herë në ditë dhe nuk ndalon së qari, deri sa ta konsumon atë.
Pas bërjes së këtij rasti publik, qeveria e Indonezisë i erdhi në ndihmë familjes, duke i ofruar ushqim të bollshëm për të voglin.