Në garë për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit janë Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Albin Kurti e Fatmir Limaj. Gjuhët e huaja janë urë lidhëse e çdo zyrtari për komunikim për dialog me liderët me mëdhenj të botës. Përveç gjuhës angleze që është primare për çdo lider të shtetit lind nevoja të zotohen edhe gjuhët e tjera për lidhje më të forta me shumicën e shteteve.
Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga radhët e Partisë Demokratike prin për nga zotimi i gjuhëve të huaja. Ajo aktualisht fletë mirë gjuhen angleze, turke, spanjolle dhe serbe.
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, zoton tri gjuhë të huaja: gjuhën angleze, gjuhën gjermane dhe serbe.
Kandidati për kryeministër nga radhët e partisë të AAK-së , fletë po ashtu tri gjuhë: angleze, frënge dhe serbe.
Listës së gjuhëve u bashkëngjitet edhe kandidati për kryeministër Albin Kurti i cili fletë po ashtu mirë gjuhën angleze, norvegjeze dhe serbe.
Edhe, kandidati tjetër për kryeministër nga radhët e Nismës, Fatmir Lima fletë tri gjuhë, angleze, maqedone dhe serbe.
Të gjitha këto gjuhë të cilat i zotërojnë këta kandidat janë nevojë e komunikimit dhe e bashkëpunimit për Kosovën me liderët e gjithë botës. Nga ky hulumtim del se Vjosa Osmani fletë më shumë gjuhë se liderët e tjera që po ashtu kandidojnë për kryeministër,shkruan/InLajmi/