Muzika nuk njeh moshë e as fe e gjini, ajo është krijuar për të gjithë dhe mund të e dëgjoj çdo kush, u shpreh Hekuran Karsniqi.
Hekuran Krasniqi, këngë autori i shumë hiteve shqiptare gjatë një intervistë për “InLajmin” na tregoj për këngën e lansuar së fundi “Mos e le” e cila nga vetë këngëtari u bashkangjitë më një tjetër super hit “Pa fund”.
“Mos e le” nuk e lamë vetëm pasi qe ja bashkëngjitëm pas dy dite edhe këngën dhe klipin e ri “Pa fund” për të reflektuar me ritmin, tekstin dhe melodinë, e bukura është se objektivi u arrit që do të thotë ka shikueshmëri super maksimale dhe komente fantastike nga ndjekësit”.
Gjatë bashkëbisedimit, Hekurani tregoj edhe për realizimet që do të i ketë në të ardhëm të cilat kanë filluar qysh para një viti. Sezona e dimërore për të do të jetë e angazhuar me punë dhe lansime të hiteve të një pas njëshme.
Po ashtu, autori i hitit “Mos e le” dhe shume hiteve të tjera u shpreh se muzikën mund t’a dëgjojë dhe e vlerësojë publiku, pasi në këtë këngë është punuar me shumë përkushtim dhe profesionalizëm në rëndësinë e tekstit vijave melodike, kompozimeve, orkestrimeve dhe realizimeve teknike.
I pyetur për konkurrencën, jetëgjatësinë e hiteve dhe muzika nëse është pasion apo profesion për të, ai u shpreh:
- Konkurrencës duhet me ju përgjigj me punë;
- Trendet i krijojnë prodhuesit, duhet të ofrojmë prodhime cilësore.
- Muzika është muzikë, duhet të bëhet me pasion dhe vetëm atëherë kalon në profesion nëse nga ajo fiton. /Inlajmi/