• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 10 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Këshilla

Çfarë duhet bërë për të përballuar stresin e vetmisë

J G nga J G
13 September 2019
në Këshilla
0 0
0
Çfarë duhet bërë për të përballuar stresin e vetmisë
0
SHPERNDARJE
54
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Secili prej nesh ndihet vetëm në një periudhë të caktuar të jetës. Kjo ndodh sidomos pas humbjes së një njeriu të dashur apo një ndryshimi të madh në jetë

Njerëzit janë më të prirur të përjetojnë vetminë pas një divorci, pas daljes në pension, kur shkojnë në një pozicion të ri pune ose kur shtëpia e tyre mbetet një ‘çerdhe bosh’.

Ndërsa vetmia në jetë është e pashmangshme, mund të shndërrohet në një problem nëse njerëzit nuk mësojnë të përballen me të.

Vetmia kronike do të marrë shumë vite nga jeta jonë nëse nuk fillojmë të krijojmë lidhje me të tjerët.

Në librin e saj bestseller të New York Times ‘Braving the Desert: The Quest For Belonging And The Courage To Stand Alone”, autorja Brene Brown thekson rrezikun e vetmisë së pakontrolluar.

Duke iu referuar një meta-analize studimore ajo shkruan: “Të jetosh në ajër të ndotur rrit me 5% shanset për vdekje të parakohshme. Obeziteti i rrit ato 20%. Alkooli i tepërt 30%. Dhe të jetosh në vetmi? Rrit mundësinë e vdekjes së parakohshme me 45%.

Si fillim, një ndjesi vetmie e rastësishme është normale dhe nuk do të ndikojë drastikisht në vdekshmërinë tuaj. Mundësitë që një person të përjetojë vetmi në një fazë të jetës apo në një tjetër janë shumë të larta.

Antidoti i vetmisë është një marrëdhënie. Sidoqoftë, zgjidhja nuk është të zini 20 shokë të rinj dhe të shtoni 500 persona në mediet tuaja sociale. Një lidhje e vërtetë buron nga cilësia e marrëdhënieve tona.

Brown shprehet: “Unë e quaj lidhjen si një energji që ekziston midis njerëzve kur ata ndiejnë që po shihen, po dëgjohen dhe po vlerësohen; kur ata mund të marrin dhe japin pa u gjykuar; dhe kur u buron qëndrueshmëri dhe forcë nga kjo marrëdhënie.”

Nëse ndjeni vazhdimisht vetmi, pyeteni veten “A është dikush në jetën time me të cilin mund të krijoj marrëdhënie?” Ndoshta një i afërm, një person me të cilin ndani shtëpinë ose shok i fëmijërisë mund të jetë personi i duhur.

Ftojini këta persona për të ngrënë së bashku ose për të bërë një shëtitje. Një marrëdhënie e vërtetë nënkupton që secili në një bisedë të ketë mundësi të dëgjohet dhe të ndajë.

Sigurohuni të dëgjoni me vëmendje personin me të cilin po krijoni një marrëdhënie dhe jo me agjendë. Për shembull, në vend që të përpiqeni të formuloni përgjigjet tuaj ndërsa personi tjetër është duke folur, thjesht relaksohuni dhe dëgjoni.

Mund ta jepni përgjigjen tuaj kur të jetë radha juaj për të folur. Mbani sa më larg telefonin dhe pajisjet e tjera për të ndërtuar një raport cilësor me dikë. Kjo gjë bën diferencën, transmeton Telegrafi.

Nëse kërkoni lidhje sa më autentike në jetën tuaj, kujdesuni të mos humbisni miqësitë për arsye se personi tjetër është ndryshe nga ju. Tregohuni të gatshëm për të krijuar marrëdhënie me njerëz pavarësisht racës, këndvështrimeve politike, orientimit seksual, aftësive ndryshe apo faktorë të tjerë.

Ju mund të krijoni marrëdhënie cilësore në vende surprizë. Në fund të fundit, qeniet njerëzore janë të destinuara për të krijuar lidhje; ne jemi të prirur të mbështetemi tek njëri-tjetri.

Takojini miqtë, familjarët, bashkëpunëtorët tuaj. Shanset janë që ata të kenë nevojë për një lidhje autentike po aq sa dhe ju.

 

Postimi i mëparshëm

Tri kombinime ushqimesh për një shëndet perfekt

Postimi tjetër

Këto janë binjaket më të bukura në botë(Foto)

Të ngjajshme Postime

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata
Këshilla

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata

25 September 2025
Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike
Këshilla

Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike

23 September 2025
Vetëm me këto tre hapa të thjeshtë energjia në shtëpinë tuaj nuk do të shterojë kurrë
Këshilla

Vetëm me këto tre hapa të thjeshtë energjia në shtëpinë tuaj nuk do të shterojë kurrë

26 August 2025
Vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë
Këshilla

Vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë

26 August 2025
“Një vit më parë isha në ‘këpucët’ e tua”! Për nënën që dërgon fëmijën në shkollë për herë të parë
Këshilla

“Një vit më parë isha në ‘këpucët’ e tua”! Për nënën që dërgon fëmijën në shkollë për herë të parë

24 August 2025
2 metoda natyrale që heqin njollat e vështira të rubinetit dhe e bëjnë të duket si i ri
Këshilla

2 metoda natyrale që heqin njollat e vështira të rubinetit dhe e bëjnë të duket si i ri

22 August 2025
Postimi tjetër
Këto janë binjaket më të bukura në botë(Foto)

Këto janë binjaket më të bukura në botë(Foto)

Lajmet e fundit

U mbajt edicioni i pestë i Festivalit Mbarëkombëtar të Poezisë “Gjakova 2025”

U mbajt edicioni i pestë i Festivalit Mbarëkombëtar të Poezisë “Gjakova 2025”

9 November 2025
Muzika në funksion për parandalimin e sëmundjes së shekullit!

Muzika në funksion për parandalimin e sëmundjes së shekullit!

8 November 2025
Një në dy persona ndihet i pasigurt në hapësira publike në Gjermani

Një në dy persona ndihet i pasigurt në hapësira publike në Gjermani

8 November 2025
Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

8 November 2025
Daut Haradinaj thotë se mund të shmangen zgjedhjet në prill: Unë i votoj këta emra për president

Daut Haradinaj thotë se mund të shmangen zgjedhjet në prill: Unë i votoj këta emra për president

8 November 2025
Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë

Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë

8 November 2025
Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla e kryeministër për 100 euro, si mund të na jap tash pagën e 13

Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla e kryeministër për 100 euro, si mund të na jap tash pagën e 13

8 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu