Mbrëmë në Ferizaj rreth orës 20:00 Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një lëndim të dy shtetasve të Kosovës të nacionalitetit shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për shkaqe ende të panjohura. Të dyshuarit i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat të cilët si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. / InLajmi/