Legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane ka kritikuar Kombëtaren e Anglisë pas fitores 5-3 kundër Kosovës, duke thënë se “Tre Luanët” i nënvlerësuan “Dardanët”.
Valon Berisha kaloi kosovarët në epërsi pas vetëm 34 sekondave, duke nisur një spektakël golash që përfundoi eventualisht me triumf të djelmoshave të Gareth Southgate, raporton Periskopi.
E Keane mendon se anglezët nuk e morën shumë seriozisht ndeshjen dhe djelmoshat e Bernard Challandesit.
“Nganjëherë futbollistët mërziten kur ndeshja duket e mbaruar, kjo është dobësi”, tha Keane në “ITV Sport”.
“Është OK ta humbësh topin, por ata nuk ndaleshin. Lojtarët nuk e morën seriozisht.”