Vjosa Osmani e cila është kandiduar për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), ka marr një pozitë të re në parti.
Lutfi Haziri, ka njoftuar se Osmani është bërë nënkryetare e partisë.
“Vjosa tash ka edhe një pozitë të re në parti, ajo është zgjedhur nënkryetare e partisë, ndërsa sekretar për buxhet është zgjedhur, Lutfi Zharku”, ka thënë Haziri para gazetarëve.
LDK sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm me ç’rast është bërë e ditur që edhe, Agim Veliu është zgjedhur nënkryetari i parë i LDK-së.
Vjosa Osmani gjatë ditë së djeshme është kandiduar për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
