• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 23 September, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Teatër

Teatri ‘derë shprese’ për aktorët

J G nga J G
27 August 2019
në Teatër
0 0
0
Teatri ‘derë shprese’ për aktorët
0
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i aktorëve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Ansamblit Rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës është i madh. Ndonëse, as në Teatër dhe as zyrtarë të Ministrisë së Kulturës nuk japin ndonjë numër, thotë se numri i të interesuarve është i madh. Disa nga aktorët, që kanë aplikuar, konkursin e shohin të kufizuar për nga numri i aktorëve që do të pranohen, derisa shpresojnë se do të jetë një konkurs transparent, në të cilin do të merren parasysh vlerat dhe profesionalizmi i tyre si aktorë. Krahas kësaj ditë më parë, Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës kishte kërkuar që ky konkurs të anulohet.

Vlora Nikçi, aktore e cila ka aplikuar në këtë konkurs tha për “Zërin” se pret që Teatri Kombëtar i Kosovës të bëjë përzgjedhjen në bazë të përvojave dhe sukseseve të aktorëve. “Me përvojën time që kam në teatër, ku shumicën prej tyre ishin role kryesore, të cilat janë pritur mirë nga kritika e teatrit dhe janë shpërblyer me çmime të para, pres të vlerësohen vlerat profesionale dhe të jem pjesë e këtij Ansambli kaq të nevojshëm për TKK-në”, tha Nikçi.

Labinot Lajçi, thotë se shpreson që konkursi të jetë transparent dhe të përzgjidhen më meritorët. “Unë kam kryer obligimin tim si aktor, pra kam dorëzuar dokumentet që janë nevojitur për aplikim dhe mendoj që Ansambli Rezident është shumë i nevojshëm për cilësinë e TKK-së”, tha Lajçi. Ai thotë se e meriton të zgjidhet për shkak se përvojat e tij edhe pse në moshë shumë të re janë mjaft të madha. Ai thotë se se ka luajtur në rreth 25 shfaqje nëpër disa teatro të Kosovës.

Edhe aktorja Albulena Kryeziu, ka aplikuar në konkurs kurse për gazetën tha se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme përfshirë edhe referencat nga bashkëpunëtoret e saj. “Konkurrenca është e madhe dhe unë uroj që të përzgjidhen më të mirët. E shoh shumë pozitive hapjen e konkursit, pasi që kjo do të thotë që gjërat kanë filluar të lëvizin për të mirë”, tha ajo, duke shtuar se akuzat dhe pakënaqësitë që e përcjellin përzgjedhjen e aktorëve kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë gjithmonë.

Aktori Ardian Morina që pati konkurruar për drejtor të TKK-së në konkursin e fundit, thotë se prej vitit 91’ të shekullit të kaluar e këndej, fakulteti ka nxjerr mesatarisht 10 student në vit, ndërsa konkursi është hapur për 10 aktorë. “Nuk them se në teatër do të duhej të punësoheshin të gjithë sepse teatri nuk është ent social, mirëpo këtë gjë e ka vështirësuar edhe gjendja katastrofale e teatrove të qyteteve”, pohoi Morina për gazetën. Sipas tij as MKRS e as Komunat nuk i kanë qëndruar karshi Ligjit të cilin e kanë miratuar vet sepse siç tha ai ka teatrot e qyteteve me nga një drejtor, që mbështeten me 10 mijë euro në vit dhe TKK mbetet e vetmja adresë për aktorët.

Drejtori artistik i TKK-së, Emin Emini, tha se konkursi do të jetë transparent aq sa e kërkon dispozitat ligjore këtë gjë. “Për këtë konkurs edhe pse nuk kam shifrat zyrtare mund të them se ka aplikuar një numër shumë i madh i aktorëve dhe shpresoj që të përzgjidhen më të mirët”, tha Emini, duke shtuar se komisioni përzgjedhës do të përbëhet nga pesë anëtarë. “Komisioni përzgjedhës do të përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët i propozoj unë si drejtor artistik dhe nga këta emra Këshilli Drejtues zgjedh 4 dhe kështu së bashku me drejtorin e TKK-së, që ‘ex-officio’”, tregoi Emini duke shtuar se emrat e këtyre nuk do të bëhen të ditur për shkak të mbrojtjes së tyre nga çfarëdolloj ndikimi.

Naser Shatrolli, ka thënë se si anëtar i Këshillit Drejtues, do të vlerësojë secilin kandidat, që ka konkurruar. “Mbase, do të doja për secilin që të ketë një derë shprese për punë. E di që ka aq pak vende dhe aq shumë kandidatë. Sa më vjen keq dhe sa më dhimbsen kolegët e mi aktorë. Uroj të mos më caktojnë mua në Komision sepse do të ketë hall për të votuar jo për shkak të ndikimeve dhe transparencës por për shkak të hapësirës së paktë (10 vende janë pak)”, pohoi Shatrolli. Sipas tij, kjo është mundësia që tashmë ekziston, por siç tha ai duhet të ketë një reflektim nga ana e Ministrisë së Kulturës.

Ndërsa në anën tjetër, Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës, në lidhje me konkursin në fjalë, ditë më parë kishte reaguar me anë të një deklarate, ku thuhet se shpallja e konkursit publik për pranimin e aktorëve në Ansamblin Rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës ish-drejtuesit e MKRS-së është vazhdimësi e veprimeve të çuditshme, e mungesës së vizionit dhe e politikave të mbrapshta të kësaj Ministrie. SHATK-u ka ftuar ministrin e ri të MKRS-së që të anulojë konkursin publik për pranimin e aktorëve në Ansamblin Rezident dhe Rregulloren për themelimin dhe funksionimin e ansambleve rezidente të aktorëve të teatrove kombëtare dhe të teatrove të qyteteve.

Vehbi Miftari, këshilltar në MKRS-së, thotë se nuk mund të bëjë të ditur numrin e aktorëve që kanë, sepse janë duke pritur edhe aplikimet që vijnë me post, por siguron gjithçka do të bëhet në mënyrë transparente. “Ansambli Rezident është jetik për funksionimin e mirëfilltë të Teatrit Kombëtar, ndërsa mënyra e përzgjedhjes së tij është përgjegjësi kryesisht e vet institucionit. Ne si ministri jemi siguruar se janë përfillur të gjitha kushtet ligjore në shpalljen e këtij konkursi dhe se do të respektohen në plotësi procedurat për rekrutim”, tha Miftari, i cili beson se teatri do të propozojë komision profesionistësh, të cilët do të vlerësojnë sipas kritereve krejtësisht profesionale.

Ligji mbi Teatrot, më saktësisht Neni 7 pika 4 e përcakton se teatrot kombëtare duhet ta kenë Ansamblin Rezident prej së paku tridhjetë (30) aktorëve, kjo çështje është zvarritur nga MKRS-ja për më shumë se tre vjet. I hapur më datë 9 të këtij muaji, konkursi është mbyllur pas 2 javëve.

Postimi i mëparshëm

Disa mënyra për të gjetur kohë për fitness

Postimi tjetër

Këto janë 5 këngët më të dëgjuara në botë

Të ngjajshme Postime

Mysafirë me librezë!
Teatër

Mysafirë me librezë!

22 July 2023
Ansambli i Kosovës “Shota” dhe ai popullor vijnë me koncert të përbashkët
Teatër

Ansambli i Kosovës “Shota” dhe ai popullor vijnë me koncert të përbashkët

30 June 2023
202 vjetori i pavarësisë së Greqisë, kështu po festohet atje
Teatër

Këto janë disa nga aktivitetet e javës kulturore greke

23 May 2023
Keira Knightely tregon vështirësitë pas filmit Piratët e Karaibeve
Teatër

Keira Knightely tregon vështirësitë pas filmit Piratët e Karaibeve

12 May 2023
Për herë të parë në Shqipëri shfaqet “ Tragjedia e Hekubës”
Teatër

Për herë të parë në Shqipëri shfaqet “ Tragjedia e Hekubës”

6 May 2023
Krijuesi i Super Marios: Isha i befasuar me arritjet e filmit
Teatër

Krijuesi i Super Marios: Isha i befasuar me arritjet e filmit

29 April 2023
Postimi tjetër
Këto janë 5 këngët më të dëgjuara në botë

Këto janë 5 këngët më të dëgjuara në botë

Lajmet e fundit

Kuka i “dëshpëruar me arritjet e Laurës e Akilit: Luftuan dobët pa asnjë ide

Kuka i “dëshpëruar me arritjet e Laurës e Akilit: Luftuan dobët pa asnjë ide

23 September 2023
Papa Françesku për emigrantët: Ata rrezikojnë jetën e tyre në det nuk pushtojnë, ata kërkojnë të mirëpriten

Papa Françesku për emigrantët: Ata rrezikojnë jetën e tyre në det nuk pushtojnë, ata kërkojnë të mirëpriten

23 September 2023
Udhëheqja e Shqipërisë një mendje, Rama e Begaj nga OKB thirrje Kosovës t’i dëgjojë aleatët

Udhëheqja e Shqipërisë një mendje, Rama e Begaj nga OKB thirrje Kosovës t’i dëgjojë aleatët

23 September 2023
Kryesindikalisti Jasharaj: Greva do të vazhdojë derisa nuk ka marrëveshje

Tash 3 javë ka filluar mësimi, Jasharaj: Shumë nxënës kanë mbetur pa tekste shkollore

23 September 2023
Deputeti Beqa e pranon: Nuk i kemi numrat për ta rrëzuar qeverinë

Deputeti Beqa e pranon: Nuk i kemi numrat për ta rrëzuar qeverinë

23 September 2023
Vrasja në Balincë të Malishevës, policia arreston 4 persona të dyshuar

Mbi 250.000 euro sekuestrohen në portin e Durrrësit, arrestohet i dyshuari

23 September 2023
Takoi nënsekretarin e OKB-së, flasin për dialogun, Lajçak: Kam mbështetjen e plotë

Takoi nënsekretarin e OKB-së, flasin për dialogun, Lajçak: Kam mbështetjen e plotë

23 September 2023
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu