• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 3 June, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

Alpbach-u, ‘momenti historik’ i idesë së keqe për ndryshim të kufijve të Kosovës

J G nga J G
Monday, 26 August 2019, 18:20
në Editorial & Opinion
0 0
0
Alpbach-u, ‘momenti historik’ i idesë së keqe për ndryshim të kufijve të Kosovës
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Muhamet Hamiti, politikan

Ditën e sotme, para një viti, më 25 gusht 2018, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, folën bashkë në një forum në Alpbach të Austrisë, për idenë e tyre për zgjidhje përfundimtare për Kosovën që do të përshinte ndryshim kufijsh ndërmjet të dyja vendeve.

Fraza që përdori Thaçi atë ditë ishte ‘korrigjim kufijsh’. Mbasi shtroi pyetjen tri-katër herë në panel se ku janë kufijtë ndërmjet Kosovës e Serbisë, ndërsa askush – as Thaçi madje – nuk i tha se kufijtë ekzistojnë, Vuçiqi la të kuptohej se duhej rënë në ujdi për kufij ndërmjet serbëve e shqiptarëve (në serbisht ai e ka quajtur këtë herave të tjera, ‘razgraničenje’) për zgjidhje të konfliktit “dyqinddvjeçar” ndërmjet serbëve e shqiptarëve, dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor, siç shprehej ai.

Të pranishëm në panel në Forumin e Alpbach-ut ishin Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, austriaku Johannes Hahn, Komisioner i BE-së për Zgjerim, dhe Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor.

Alexander Van der Bellen dhe Johannes Hahn e quajtën këtë zhvillim (paraqitjen goxha të orkestruar të Thaçit e Vuçiqit dhe idenë për ndryshim kufijsh) një ‘moment historik”.

Presidenti austriak der Bellen madje luste të pranishmit në forumin e Alpbachut që të mos insistonin për detaje të marrëveshjes së pritshme Thaçi-Vuçiq, për të mos e rrezikuar momentumin për zgjidhje përfundimtare për Kosovën. Kjo zgjidhje duhej të ndodhte më së voni në marsin e vitit 2019, shprehej der Bellen.

Janë për t’u mbajtur mend lavdet e Vuçiqit në Alpbach se Thaçi ishte ‘politikan më i mirë se ai (vetë)’, si edhe deklaratën e Thaçit se ‘ne [Thaçi e Vuçiqi] nuk jemi djem problematikë” (We are not problematic guys, në anglisht).

Të nesërmen, më 26 gusht, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Vuçiqin, Hahn-in dhe presidentin austriak der Bellen, mbas një takimi me Kancelarin austriak Sebastian Kurtz, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se ai dhe Vuçiqi ishin të ndërgjegjshëm për nevojën për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, për të shtuar:

“ Për këtë arsye, dua t’u them vendeve fqinje, anëtarëve të BE-së, si dhe vendeve të tjera të botës se nuk duhet të kenë drojë nga një marrëveshje potenciale për paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qoftë edhe nëse kjo marrëveshje përfshin korrigjimin e kufijve. Nëse kjo ndodh, Kosova dhe Serbia nuk do të jenë vendet e para as të fundit që ndërrojnë kufijtë pët t’i dhënë fund konfliktit shekullor”.

Në ndërkohë, gjatë një konference për shtyp në Kiev, Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, kishte deklaruar dy ditë më herët, më 24 gusht 2018, se SHBA-të nuk do të përjashtonin apo kundërshtonin një zgjidhje me këmbime territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nëse të dyja vendet binin dakord për këtë. Këto deklarata vinin një javë mbasi që gazeta prestigjioze “The Financial Times” shkruante se Kosova dhe Serbia po i afroheshin një zgjidhjeje me ndarje të Kosovës.

John Bolton, ish-ambasador amerikan në OKB, mbahet mend si njeriu që në vigjilie të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe të njohjes së pritshme nga Administrata e Presidentit Bush, në një tekst të tij (botuar si op-ed, bashkë me Lawrence Eagleburger-in dhe Peter W. Rodman-in) kishte shkruar edhe këtë: “Njohja e pavarësisë së Kosovës pa pëlqimin e Serbisë do të vendoste një precedent me pasoja largvajtëse dhe të paparashikueshme për shumë rajone të tjera të botës”.

Administrata aktuale e SHBA-ve, përmes Ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, do të deklarohej në fund të vitit 2018 se ato nuk ishin angazhuar për këtë (ndryshim kufijsh/këmbim territoresh) si pjesë të zgjidhjes përfundimtare për Kosovën.

Kështu është ravijëzuar një ndarje në politikën amerikane ndërmjet Këshilltarit për Siguri Kombëtare (John Boltonit) dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, të udhëhequr nga Sekretari Pompeo, i cili para ndonjë dite, më 20 gusht 2019, mbas takimit me Presidentin e Serbisë Vuçiq, ka përmendur në kumtesë nevojën për zgjidhje me njohje të ndërjesellë të të dyja vendeve, pa përmendur çështjen e kufijve.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të rifillojë mbas formimit të Qeverisë së re të Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e vjeshtës.

Të gjithë protagonistët kryesorë politikë në Kosovë, pos Hashim Thaçit, janë deklaruar kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës si pjesë e zgjidhjes përfundimtare me Serbinë.

Postimi i mëparshëm

Çfarë ka ndodhur me 24 gusht

Postimi tjetër

Përfundoi takimi i nivelit të lartë në Francë

Të ngjajshme Postime

Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

Sunday, 9 April 2023, 16:03
‘’Antigonat’’, një shfaqje ku në tragjedinë e saj ngjizet dhe shpaloset dhimbja njerëzore
Editorial & Opinion

‘’Antigonat’’, një shfaqje ku në tragjedinë e saj ngjizet dhe shpaloset dhimbja njerëzore

Wednesday, 26 April 2023, 10:30
Editorial & Opinion

Test

Tuesday, 28 February 2023, 12:23
Në Ballkan, gjithë shtetet janë më Multi-Etnik se Kosova, por s’kanë Asociacion të komunave Etnike
Editorial & Opinion

Në Ballkan, gjithë shtetet janë më Multi-Etnik se Kosova, por s’kanë Asociacion të komunave Etnike

Wednesday, 26 April 2023, 15:05
“Dialogu prioritet i 7-të” si ide korruptive
Editorial & Opinion

“Dialogu prioritet i 7-të” si ide korruptive

Thursday, 27 April 2023, 10:38
Historia dhe atdhetaria përzgjodhën Ismail Qemailin
Editorial & Opinion

Historia dhe atdhetaria përzgjodhën Ismail Qemailin

Thursday, 27 April 2023, 10:51
Postimi tjetër
Përfundoi takimi i nivelit të lartë në Francë

Përfundoi takimi i nivelit të lartë në Francë

Lajmet e fundit

Ymeri: Abazi nuk është dashur ta përdor rastin Dehari ‘për qërim hesapesh politike’

Ymeri: Situata në veri më e vështira që nga paslufta

Saturday, 3 June 2023, 8:56
Afro 300 të vdekur nga përplasja e trenave në Indi

Afro 300 të vdekur nga përplasja e trenave në Indi

Saturday, 3 June 2023, 8:42
Ja se ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve

Yjet e futbollit kosovar mbështesin KF Lirin para ndeshjes së barazhit kundër Ferizajit

Saturday, 3 June 2023, 8:20
Domate të mbushura

Domate të mbushura

Saturday, 3 June 2023, 0:57
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 3 qershor ndër vite?!

Saturday, 3 June 2023, 0:54
Sot na pret një mot me diell dhe pak vranësira, shfrytëzoni vikendin!

E shtunja me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale

Saturday, 3 June 2023, 0:50
Prindërit dhe fëmijët, çfarë duhet të kemi parasysh?!

Prindërit dhe fëmijët, çfarë duhet të kemi parasysh?!

Saturday, 3 June 2023, 0:23
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu