Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, përcjell InLajmi.
“Ferrari” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike-verore.
Kënga është kompozuar nga Djr Beatz, Tonic, Bannzz dhe Avaxus, gjersa tekstin e kanë shkruar: Dhurata Dora, Tonic dhe Denk.
“Ferrari” vjen edhe me një klip atraktiv, në të cilin këngëtarja shfaqet mjaft tërheqëse duke interpretuar në një veturë të tipit “Ferrari”.
Ana vizuale i është besuar Fati Media Group Filmproduktion./InLajmi/