• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 14 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Përmendorja gjigante në mes polemikash

J G nga J G
27 June 2020
në Bota
0 0
0
Përmendorja gjigante në mes polemikash
4
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Planet e Presidentit Donald Trump për të nisur festimet e Ditës së Pavarësisë me një shfaqje madhështore në monumentin Mount Rushmore të Dakotës së Jugut kanë zemëruar amerikanët vendas, të cilët e shikojnë përmendoren gjigante si një përdhosje të tokës që u është vjedhur atyre me dhunë e që sot përdoret për të nderuar udhëheqës armiqësorë ndaj indigjenëve.

Disa grupe të drejtuara nga aktivistë indigjenë po planifikojnë protesta për vizitën e 3 korrikut të Presidentit Trump, pjesë e fushatës së tij të rihapjes së vendit, i cili po del nga një periudhë pandemie, papunësie dhe, së fundmi, trazirash sociale. Ngjarja është parashikuar të përfshijë avionë luftarakë që do të fluturojnë me zhurmë mbi monumentin 79-vjeçar prej guri në Black Hills të Dakotës së Jugut si dhe një shfaqje me fishekzjarre, e para në këtë objekt që nga viti 2009.

Mount Rushmore

Planet për festime në Mount Rushmore vijnë ndërkaq në kushtet kur vendi po reflekton mbi problemin e racizmit dhe kur në të gjithë globin ka nisur një rishikim i simbolizmit të monumenteve. Shumë aktivistë indigjenë amerikanë thonë se memoriali në Mount Rushmore është po aq i neveritshëm sa edhe monumentet e shumta të Konfederatës që po rrëzohen në të gjithë vendin.

“Mount Rushmore është një simbol i epërsisë së të bardhëve, i racizmit strukturor që është akoma gjallë në shoqërinë e sotme,” thotë Nick Tilsen, anëtar i fisit indigjen Oglala Lakota dhe president i një organizate aktiviste vendëse të quajtur NDN Collective. “Është padrejtësi të vjedhësh në mënyrë aktive tokën e njerëzve indigjenë, pastaj të gdhendësh fytyrat e bardha të kolonizatorëve që kryenin gjenocid,” thotë ai.

Ndërsa disa aktivistë, si Tilsen, duan që monumenti të hiqet dhe mali Black Hills t’i kthehet fisit Lakota, të tjerët kanë kërkuar që përfitimet ekonomike që nxirren nga monumenti të ndahen mes të gjithëve.

Presidenti Trump prej kohësh ka shfaqur magjepsjen e tij me monumentin Mount Rushmore. Siç tregon guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, në një rast presidenti i tha asaj fare pa drojë se e kishte ëndërr që fytyrën e tij ta gdhendnin në monument. Më vonë, gjatë një aktiviteti fushate, ai tha me shaka se do të donte të renditej së bashku me presidentët George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln.

Republikania Noem ka kërkuar një rikthim të fishekzjarreve në prag të Ditës së Pavarësisë, ndërsa Presidenti Trump ka premtuar se do të vizitojë Dakotën e Jugut për festimet.

Disa ekspertë kanë ngritur shqetësimin se fishekzjarret mund të shkaktojnë zjarre, sidomos sepse në këtë zonë moti ka qenë tepër i thatë këtë vit. Zjarrfikësit thirrën të enjten ekuipe nga dy shtete të tjera për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që dogjën rreth 61 hektarë pyje 10 kilometra në jug të monumentit, raporton VOA.

Të katër fytyrat, të gdhendura në mal me dinamit dhe pajisje të rënda dekada më parë, njihen si “një tempull i demokracisë”. Presidentët u zgjodhën nga skulptori Gutzon Borglum për rolin e tyre udhëheqës gjatë katër fazave të zhvillimit amerikan: Uashingtoni drejtoi krijimin e vendit; Jeffersoni nxiti zgjerimin e tij drejt perëndimit; Lincolni ruajti bashkimin e vendit dhe u dha lirinë skllevërve; Roosevelti i dha hov novacionit industrial.

Tags: PavarësiaPërmendorjaTrump
Postimi i mëparshëm

Bashkimi Evropian ende pa vendim për rihapjen e kufijve

Postimi tjetër

Dhurata Dora publikon projektin e ri muzikor

Të ngjajshme Postime

E rëndë në Irlandë, zbulohet varr masiv me qindra foshnje! Nisin gërmimet zyrtare pas dekadash heshtjeje
Bota

E rëndë në Irlandë, zbulohet varr masiv me qindra foshnje! Nisin gërmimet zyrtare pas dekadash heshtjeje

13 July 2025
Presidenti iranian plagoset nga një sulm ajror izraelit
Bota

Presidenti iranian plagoset nga një sulm ajror izraelit

13 July 2025
Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani
Bota

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

12 July 2025
Taksa kundër mbiturizmit! Greqia vendos barriera në zonat me fluks shumë të madh vizitorësh në ishuj
Bota

Taksa kundër mbiturizmit! Greqia vendos barriera në zonat me fluks shumë të madh vizitorësh në ishuj

12 July 2025
Netanyahu i tha Trumpit se Izraeli mund ta sulmojë sërish Iranin
Bota

Netanyahu i tha Trumpit se Izraeli mund ta sulmojë sërish Iranin

12 July 2025
Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë
Bota

Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë

12 July 2025
Postimi tjetër
Dhurata Dora publikon projektin e ri muzikor

Dhurata Dora publikon projektin e ri muzikor

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 14 korrik ndër vite?

14 July 2025
Dollma me lakër të bardhë të pjekura në furrë

Dollma me lakër të bardhë të pjekura në furrë

14 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë i nxehtë veror – Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme

14 July 2025
Çfarë bëjmë gabim kur kërkojmë dashuri?

Çfarë bëjmë gabim kur kërkojmë dashuri?

14 July 2025
Scarlett Johansson shënon sukses të jashtëzakonshëm: Aktorja thyen rekordin historik

Scarlett Johansson shënon sukses të jashtëzakonshëm: Aktorja thyen rekordin historik

14 July 2025
Ledri flet për herë të parë për lidhjen e re të Sarës: Po duket e lumtur

Ledri flet për herë të parë për lidhjen e re të Sarës: Po duket e lumtur

14 July 2025
Ish presidenti shqiptar: Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë, deputetët sot me shtëpi në det

Ish presidenti shqiptar: Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë, deputetët sot me shtëpi në det

13 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu