Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka komentuar rreth propozim-shkarkimit të Vjosa Osmanit, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se votimi përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerzëve që skanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së . Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet.
Avdyli gjithashtu tha se egziston mundesia që rezultatet i ketij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd.
Postimi i plotë i tij:
Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin permes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetem një manipulim interneti e asgje më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerzëve që skanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së . Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Egziston mundesia që rezultatet i ketij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si nje sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike./InLajmi/